FOTO/ Granit Xhaka dhe gruaja e tij tërheqin vëmendjen e mediave të huaja, shkak bëhet shqiponja

FOTO/ Granit Xhaka dhe gruaja e tij tërheqin vëmendjen e mediave të huaja, shkak bëhet shqiponja

18:46, 29/11/2018

Granit Xhaka është një nga futbollistët shqiptarë më të famshëm të momentit, i cili militon në radhët e skuadrës së madhe të Premier League, Arsenalit.

Por këtë herë ai e ka rrëmber vëmendjen e një prej gazetave më të mëdha britanike jo nëpërmjet futbollit, por për diccka tjetër që ka bërë jashtë fushës së blertë.

Graniti së bashku me bashkëshorten e tij Leonita ditën e djeshme i janë bashkuar listës së gjatë të personazheve të njohur, të cilët shprehën patriotizmin me anë të simbolit të shqiponjës.

Image

Por një gjest i tillë nuk i ka shpëtuar tabloidit të njohur anglez “The Sun”, i cili i ka dedikuar një artikull ku shpjegon arsyen e bërjes së këtij simboli dhe kujton momentin epik, kur Graniti dhe Xherdani e bënë shqiponjën në mes të fushës së blertë. Ndërkohë që nuk harron të shtojë se ky gjest mund të shkaktojë reagime të ashpra sërish kundër futbollistit, njëlloj sikurse ndodhi gjatë Botërorit 2018.  

Image

“Gjesti është një simbol nacionalist, që përfaqëson shqiponjë me dy kokë mbi flamurin kombëtar të Shqipërisë”,- shkruan “The Sun”.

Fotoja e çiftit është shkëputur nga darka e mbrëmshme, ku edhe me anë të veshjes kanë treguar ngjyrat kuq e zi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco