Bixhoz me dashurinë/ Naintara arrestohet, Pinki i mashtron të gjithë, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Naintara arrestohet, Pinki i mashtron të gjithë, ja ç’do ndodhë nesër

18:30, 29/11/2018

Pinki bie nga shkallët dhe thërret Shivain. Sahil i thotë Anikës se Naintara tentoi ta vriste por Pinki e shpëtoi. Pinki akuzon Naintarën se e ka shtyrë dhe prandaj ra nga shkallët. Anika nuk e beson dhe thotë se Pinki e solli në shtëpi Naintarën.

Të gjithë habiten. Pinki justifikohet dhe thotë se po fliste me Naintarën sepse ajo po i kërkonte para. Shivai e beson Pinkin dhe i bërtet Anikës. Ai telefonon policinë dhe Naintara arrestohet. Naintara paralajmëron Shivain se Anika do ja shkatërrojë familjen.

Por e gjithë kjo është lojë e Pinkit. Ajo i ka dhënë para Naintarës për të aktruar sikur do e hedhë nga shkallët dhe më pas i ka premtuar se do e nxjerrë nga burgu. Pinki bën sikur i bie të fikët. Anika kujdeset për të.

Sapo të tjerët largohen Pinki çohet nga shtrati dhe i thotë Anikës se nuk u rrëzua me të vërtet nga shkallët. Ajo i thotë Anikës se e urren dhe nuk e do në shtëpi prandaj e thirri Naintarën. Pinki akuzon Anikën se po e ndan Shivain nga familja e tij.

Anika preket nga fjalët e Pinkit dhe qan. Ajo shkon tek Shivai dhe mundohet ta bindë që po thotë të vërtetën por Shivai nuk e beson. Pinki shkon në treg me Priankën. Ajo blen një ilaç për djegien e duarve. Aty përballet dhe me Kaminin.

Pinki paralajmëron Kaminin që Ranviri mos t’i afrohet Priankës. Gori e gjen Anikën duke qarë dhe mundohet ta qetësojë. Anika i thotë Gorit se e ndjen sikur motër dhe e përqafon. Nga ana tjetër edhe Om bisedon me Shivain. Anika dhe Shivai i kërkojnë faljë njëri-tjetrit./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco