VIDEO/ Sylvester Stallone i thotë lamtumirë Rocky-t me një postim emocionues

VIDEO/ Sylvester Stallone i thotë lamtumirë Rocky-t me një postim emocionues

18:19, 29/11/2018

Pas më shumë se 40 vitesh dhe 8 filmave të realizuar, duket se tashmë i ka ardhur më të vërtetë fundi dhe Silvester Stallone ka vendosur të varë dorezat e Rocky Balboas në gozhdë. Pra, nuk do të ketë më 'Rocky Balboa'.

Këtë vendim të tij e ka njoftuar vetë aktori i legjendar i Hollivudit nëpërmjet një videoje të postuar në Instagram, ku ai na ka rrëfyer se tashmë po jep njëherë e mirë “dorëheqjen” nga ky film me arsyen se do t’i lërë hapësirë brezit të ri. Bëhet fjalë për Adonis Johnson, heroi i Sagës “Creed” .

“Edhe pse me zemrën e coptuar gjithçka që nis e ka edhe një fund. Rocky nuk do të vdesë kurrë sepse jeton tek ju”, - ka shkruar aktori.

“Sot që po tërhiqem dhe historia ime tashmë është treguar, një botë e re po hapet për publikun me këtë brez të ri”, tha  Stallone në videon e regjistruar në një plazh gjatë filmimeve të “Creed II”, i cili u publikua në SHBA më 21 nëntor. Nga viti 1976, aktori ka interpretuar 8 herë rolin, që e bëri të famshëm dhe e nominoi për disa herë me radhë në çmimet Oscar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco