VIDEO/ E rrallë! Në parlamentin kanadez, deputetja uron shqip për Ditën e Pavarësisë

VIDEO/ E rrallë! Në parlamentin kanadez, deputetja uron shqip për Ditën e Pavarësisë

16:34, 29/11/2018

Diccka vërtetë e bukur për shqiptarët dhe gjithashtu e  rrallë ka ndodhur gjatë ditë së djeshme në parlamentin kanadez.

Gjatë seancës së  të mërkurës, një prej deputeteve mbajti një fjalim në këtë parlament për nder të 28 nëntorit. Bëhet fjalë për deputeten Julie Dabrusin, e cila përmendur shkurt edhe historinë e kësaj dite për shqiptarët.

“Sot është Dita e Pavarësisë së Shqipërisë”, – tha deputetja Dabrusin duke shtuar: “Pas 5 shekujsh nën pushtimin e Perandorisë Osmane, Shqipëria shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912. Në këtë ditë, shqiptarët ngritën flamurin në Vlorë, ditë e cila prej atëherë njihet si “Dita e Flamurit”, – tha ajo.

Ndër të tjera ajo shtoi: “Gjatë kësaj dite organizohen festime të ndryshe dhe ceremoni në Shqipëri dhe në diasporë, të cilat përfshijnë muzikë dhe valle tradicionale shqiptare. Në këtë ditë unë do të doja të përshëndesja shqiptarët në të gjithë vendin tonë, duke përfshirë edhe Shoqatën e Shqiptaro-Kanadeze në Toronto dhe Shoqatën Shqiptaro-Kanadeze të Ekselencës, po ashtu edhe të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe që festojnë festën e tyre kombëtare: ‘Gëzuar Festën e Pavarësisë!’”, përfundoi Julie Dabrusin urimin e saj, për të cilin mori edhe duartrokitjet dhe përgëzimet e kolegëve të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco