VIDEO/ 'Më jep një shans', moderatorja shqiptare merr mesazhin e sikletshëm në transmetim live

VIDEO/ 'Më jep një shans', moderatorja shqiptare merr mesazhin e sikletshëm në transmetim live

22:43, 26/11/2018
A+ Aa A-

Gjatë transmetimit të emisionit "Ditë e re", moderatorja e njohur Dajana Shabani është surpizuar kur stafi i ka dhënë në transmetim live një dhuratë që i kishte ardhur në redaksi.

Asaj i kishin dërguar një buqetë me lule rozë dhe një pusullë pa emër, e cila kishte një mesazh të cilin Dajana e lexoi me zë të lartë.

"Më jep një shans"- shkruhej në pusullën për të cilën ajo u bë kurioze të mësonte se kush e kishte dërguar.

"E para njëherë, guxim shumë i madh, se zakonisht më kanë sjellë dhurata dhe lule dhe mi kanë lënë në recepsion. Domethënë duket sikur është futur mik shumë i madh për të ma sjellë deri këtu.

E dyta, ka gjetur që ngjyra ime e preferuar është roza dhe duket sikur dikush më njeh dhe po bëhem realisht kurioze.

E treta pastaj, dashuroj shumë këto burrat që bëjnë surpriza dhe sigurisht që fakti që pranova lulet s'do të thotë që do të jap një shans. U shtofshin burrat si ty, ose gratë."- ka thënë Dajana duke qeshur.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco