Bixhoz me dashurinë/ Shivai zbulon sekretin e Omit para familjes, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Shivai zbulon sekretin e Omit para familjes, ja ç’do ndodhë nesër

19:52, 26/11/2018
A+ Aa A-

Shivai i tregon familjes sekretin e Omit që ai është martuar dhe e ka mbajtur të fshehtë. Të gjithë habiten. Ai prezanton Gorin me familjen. Om justifikohet. Zvetlana vjen dhe kërcënon Gorin se do e vrasë.

Anika ndërhyn dhe i thotë Zvetlanës se do e godasë. Zvetlana betohet se do rikthehet për t’u hakmarrë. Zvetlana kapet nga policia. Om kërkon falje nga Shivai që nuk i ka treguar për martesën. Rudra i kërkon Shivait dhe Omit mos të fshehin më sekrete nga njëri-tjetri.

Tre vëllezërit bashkojnë duart. Gjyshja përqafon Gorin dhe shprehet e penduar që nuk e ka parë martesën e tyre. Gjyshja thotë se as Anika me Shivain nuk e kanë bërë dasmën. Shivai thotë se ata janë tashmë të martuar.

Gjyshja thotë se Anika dhe Gori janë nuset e saj prandaj të dyjave do ja bëjë ceremoninë. Shakti vendos të bëhet menjëherë ceremonia e unazave. Shivai i kërkon Gorit numrin e telefonit të familjes. Gori i tregon se babin nuk e ka më ndërsa e ëma është duke u kuruar në Bareli.

Anika i ofron mbështetje Gorit. Rudra tallet me Shivain dhe Omin që kanë rënë në dashuri. Gjyshja i thotë Rudrës se edhe ai një ditë do bie në dashuri. Rudra e mohon. Një vajzë e re shfaqet në serial. Dy çiftet bëhen gati për ceremoninë e unazave.

Shivai komplimenton Anikën për pamjen e saj. Om sillet ftohtë ndaj Gorit. Shivai dhe Anika i vendosin unazat njëri-tjetrit. Om dhe Gori nuk guxojnë t’i vendosin unazat. Anika dhe Shivai i ndihmojnë. Të gjithë kërcejnë. Shivai i premton Anikës se do e largojë Najantarën nga jeta e tyre./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco