Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

E dashura e Gaz Pajës nuk e fsheh dot më, lidhjen me aktorin e pranon kështu

E dashura e Gaz Pajës nuk e fsheh dot më, lidhjen me aktorin e pranon kështu

17:50, 26/11/2018
A+ Aa A-

Prej disa kohësh, aktori i njohur Gaz Paja ka pohuar se po shijon një histori dashurie me një vajzë bjonde. Ai bëri pak muaj më parë një deklaratë të rrallë për partneren, duke e cilësuar atë si “e bukura e dheut”.

“Nuk kemi akoma, as bashkëjetesë, as unazë. Jemi në procesin e njohjes, mirë po shkon. Unë jam tip impulsiv, ajo është ndryshe, që është diçka shumë e mirë. Ndihem vërtet mirë”, u shpreh gjatë intervistës së fundit humoristi.

Pavarësisht se aktori nuk dha asnjë detaj, mediat zbuluan në atë kohë se partnerja e tij quhet Ira Seferi dhe teksa gjithmonë janë munduar t’i fshihen “paparazzit” së fundmi ata u fotografuan çift dhe këtë foto e publikoi vetë Ira në Instagram, duke pranuar kështu publikisht lidhjen me aktorin.

Ajo nuk shkroi gjë tjetër përveç se një zemër emoji të kuqe që do të thotë se ata janë një çift që duhen shumë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco