FOTO/ I bëri kritika të forta mëmësie, Roberto Cavalli i kërkon falje Chiara Ferragni

FOTO/ I bëri kritika të forta mëmësie, Roberto Cavalli i kërkon falje Chiara Ferragni

12:18, 23/11/2018
A+ Aa A-

Fotoja e fundit e blogeres më të njohur Chiara Ferragni  e cila numëron rreth 15 milion ndjekës në Instagram nuk i ka pëlqyer stilistit të njohur Roberto Cavallit.

Në foto modelja shfaqet me bikini ku reklamonte firmën e njohur të bikinit ‘intimissimi ‘ dhe ndërkohë reklamonte dhe format e saja fizike mbas lindjes.

Mirëpo stilisti Roberto Cavalli  nuk e ka pëlqyer foton dhe i  ka bërë kritika të forta mëmësie blogeres ku ndër të tjera e krahason atë dhe me një makineri parash.

‘ Po i bën reklamë kërthizës.Kush mendon se je? Ti je thjesht një makineri parash. Nuk ka as spontanitet, as dashuri në atë që bën. Nuk e ke ushqyer me gji. Kishe frikë se mos të prishej gjoksi’ kanë qënë këto fjalët që stilisti i njohur Roberto Cavalli i ka kther mbrapshtë.

Nëpërmjet drejtorit kreativ, Roberto Cavalli i ka dërguar asaj lule dhe një pusull ku i ka kërkuar falje blogeres.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco