Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Dolce&Gabbana i kërkojnë falje publike popullit kinez

VIDEO/ Dolce&Gabbana i kërkojnë falje publike popullit kinez

10:45, 23/11/2018
A+ Aa A-

Firma e modës Dolce & Gabbana ditë më parë  anuloi një shfaqje të madhe në Shanghai pas indinjatës që shkaktoi një reklamë e tyre.

Publiku reagoi ashpër ndaj fushatës të titulluar "të hash me shkopinj", e cila fokusonte një grua kineze teksa përpiqej të hante pizza dhe spagheti me shkopinj.

Një temë e tillë në Twiter-in kinez u lexua nga të paktën 120 milionë përdorues, duke përfshirë edhe njerëz të famshëm të ekranit.

Përdoruesit e medieve sociale e quajtën reklamën një tallje raciste për ekonominë e dytë më të madhe të botës.

Debati arriti kulmin kur në rrjet qarkulloi një bisedë e stilistit Stefano Gabbana i cili e quante Kinën: “Mafia të pistë injorante që vjen erë".

Kurse ditën e sotme dy stilistët e famshëm kanë kerkuar falje publike popullit kinez me anë të një video në të cilën ato u shprehen:

Me anë të ndjenjave tona  më të sinqerta i kërkojmë falje gjithë popullit kinez anëmbanë botës.Shpresojmë se keqkuptimi i ynë për kulturën kineze do të falet.Gjithmonë kemi qënë të ‘çmendur’ pas Kinës, e kemi vizituar disa herë.Kemi qënë në shumë qytete.Ne e duam kulturën tuaj'.

Dhe video mbyllet nga Domenico Dolce i cili kërkon falje në gjuhën kineze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco