Rregullat që ka thyer Meghan Markle që nga fillimet e saj si dukeshë

Rregullat që ka thyer Meghan Markle që nga fillimet e saj si dukeshë

09:06, 23/11/2018
A+ Aa A-

Meghan ka thyer disa rregulla apo tradita që asnjë nga pallati mbretëror nuk e kishtë bërë prej vitesh. Ja një listë e shkurtër.

1. Meghan mbylli vetë derën e makinës. Në paraqitjen e saj të parë solo, në fejesën e saj, Meghan bëri një veprim që tregoi indipendencën e saj dhe mund të themi që i gjithë interneti u tërbua. Pa burrin e saj në krahë, kur sapo doli nga makina ajo e mbylli vetë derën, gjë që askush nuk e kishte bërë më parë.

2. Meghan ka një opinion për abortin. Është shumë në rregull që mbretërorët të kenë një mendin politik, deri në momentin që ato nuk e shprehin atë publikisht. Meghan dhe Harry kishin marrë pjesë në një festë në Dublin dhe dikush kishte publikuar një video ku tregonte se kishte bërë një bisedë mjaft interesante me dukeshën, kishin dëgjuar njëra-tjetrën me shumë interes dhe kishte shkëmbyer shumë ide.

3. Një ceremoni martesore me dy unaza ishte një traditë në familjen mbretërore prej brezash, tashmë që meshkujt nuk vendosnin unaza pasi bënin dasmë. Megjithatë Harry dhe Meghan kanë vendosur ta thyejnë dhe këtë rregull duke shkëmbyer të dy unaza në ceremoninë e tyre martesore.

4. U martuan në maj. Ndoshta mund të mendoni se nuk asgjë të keqe dhe nuk duhet të ishte fare në listë, por në fakt kjo gjë do ishte e gabuar dhe nuk do lejohej nga stër-stër-stër gjyshja e Harryt, pasi ajo mendonte se martesa në maj ishte një fatkeqësi dhe sillte ndarje.

5. Meghan ka qenë e martuar dhe më parë. Para se të lidhej me Harry, Meghan ka pasur një lidhje 7-vjeçare me producentin Trevor Engelson. Ato u martuan në vitin 2011, por u ndanë në vitin 2013. Asnjëherë më parë në familjen mbretërore nuk janë martuar me dikë që ka pasur një divorc.

6. Shfaqje publike e dashurisë. Ndoshta është pak ekstreme të quash mbajtjen e duarve si shprehje publike të dashurisë, por gjithsesi është një e tillë. Nuk ka asnjë ligj që e ndalon diçka të tillë, por mbretërorët gjithmonë janë treguar pak më të fshehtë përsa i përket kësaj teme. Meghan dhe Harry nuk hezitojnë ta shprehin dashurinë që ato kanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco