Këtë vit do të mbahet edicioni i 20 i ‘Këngës Magjike’ ku prezantues do të jënë Ardit Gjebrea,Bora Zemani dhe balerina e njohur Klaudia Pepa.
Lajmi për pjesëmarrjen e balerinës u konfirmua të dielën e 4 nëntorit gjatë emisionit ‘E diela shqiptare’.
Balerina përveç se do të jetë si prezantuese ajo do të shoqërohet dhe nga 12 balerinë profesionistë të ‘Mediasetit’.
Ndërsa ditën e djeshme Klaudia ka publikuar në profilin e saj në Instastory në video ku shihet teksa punohet në skenën e cila duket se do të jetë një skenë e mahnitshme.
Balerina bukuroshe ka etiketuar Ardit Gjebrean në këtë foto dhe thotë që është shumë entuziaste.
© SYRI.net