VIDEO/ Përlotet vajza e Manjola Nallbanit, çfarë i ndodhi Sindit?

VIDEO/ Përlotet vajza e Manjola Nallbanit, çfarë i ndodhi Sindit?

22:10, 22/11/2018
A+ Aa A-

Ajo është vetëm 14 vjeç dhe sapo ka botuar librin e saj të dytë.

Kësaj radhe në gjininë e romanit, me titull ‘Njësoj të ndryshëm’, Sindi Tona, vajza e këngëtares së njohur Manjola Nallbani sjell për lexuesin një histori mjaft të veçantë dashurie, mes  dy gjimnazistëve, përkatësisht një vajze të bardhë dhe një djali me ngjyrë. Një histori që tejkalon dhe thyen çdo barrierë dhe paragjykim. E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan ajo tregoi detaje rreth librit të saj, por edhe marrëdhënien e ngushtë që ka me nënën.

Ajo po ashtu mori edhe një videomesazh surprizë nga Manjola Nallbani, e cila tha publikisht se është krenare për vajzën e saj.

“O jeta e mamit. Ti e di që që në momentin që ke lindur unë të them ti je dhuratë e Perëndisë. Njëlloj kam edhe Megin, por sot është dita jote, momenti jot. Babi dhe Megi ndryshe nga ne të dyja nuk i duan kamerat dhe janë diskretë, më kanë autorizuar mua të të them që ti për ne je diell dhe të duam shumë. Nëse ti sot po shkruan kjo është shumë e vlefshme për mendjen dhe shpirtin tënd. Është diçka që pak nga brezi jot e bëjnë. Për mua nuk ka asnjë rëndësi profesioni që ti do të zgjedhësh. Unë dua që ti të bësh atë që të bën të lumtur. Dua të mbetesh po e njëjta Sindi. Nëse do të më pyesnin si e do vajzën, më mirë se kaq nuk do ta kisha kërkuar”, tha këngëtarja.

Fjalët e Nallbanit përlotën Sindin e cila tha se nuk i priste fjalët që nëna e saj i dedikoi./tvklan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco