Bixhoz me dashurinë/ Anika pranon Najantarën si nënën e saj, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Anika pranon Najantarën si nënën e saj, ja ç’do ndodhë nesër

19:40, 22/11/2018
A+ Aa A-

Anika kërkon të dijë nga Najantara pse e braktisi. Përgjigja e saj e bind Anikën që Najantara nuk është nëna e saj. Gjyshja mundohet të qetësojë Anikën duke i thënë se çdo gjë do shkojë mirë. Anika vëren se në përgjigjen e analizave shkronjat janë fshehur me korrektor.

Ajo zbulon se Shivai e ka fshehur përgjigjen e saktë dhe ajo nuk është vajza e Najantarës. Anika pyet veten pse Shivai e ka gënjyer. Najantara përfiton nga situata dhe i kërkon Pinkit të bëjë siç do ajo. Somia kthehet në shtëpi për të marrë disa libra dhe takohet me Rudrën.

Ajo ka vendosur të studiojë jashtë vendit dhe i thotë Rudrës se do ruajë vetëm kujtimet e bukura me të. Najantara kërkon të ketë dhomën e saj në shtëpi. Shivai pranon. Najantara ankohet se Anika nuk e pranon si nënën e saj.

Anika i habit të gjithë kur vjen papritur dhe e thërret Najantarën “nënë”. Shivai kërkon të dijë çfarë plani ka Anika. Ajo i dërgon një mesazh dhe e pyet pse po ja fsheh të vërtetën. Ndërkohë Gori përzë Zvetlanën nga shtëpia. Zvetlana përbuz Gorin.

Gori i kujton që nuk është më shërbëtori Çulbul por nusja e shtëpisë. Om mbështet Gorin. Zvetlana nxehet kur i sheh të bashkuar. Om dhe Gori me ndihmën e Xhanvit dhe hallës vihen në kërkim të materialeve që Zvetlana ka kundër familjes së tyre.

Gori është e bindur që Zvetlana e fsheh çipin në varësen që mban në qafë. Natën Om shkon në dhomën e Zvetlanës dhe përpiqet t’i marrë varësen. Zvetana çohet sonambul dhe e tremb Omin. Gori bën një plan.

Om mbush dhomën e Zvetlanës me bletë dhe ajo frikësohet. Om bën sikur do e shpëtojë Zvetlanën dhe arrin të marrë çelësin që i duhet./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco