Pse u dërgoj femrave foto të organeve gjenitale, tregon ish–ylli i Big Brother, Lewis Gregory

Pse u dërgoj femrave foto të organeve gjenitale, tregon ish–ylli i Big Brother, Lewis Gregory

10:33, 22/11/2018
A+ Aa A-

Hera e fundit në të cilën ish–ylli i Big Brother, Lewis Gregory dërgoi një foto të tijën, në të cilën ishte i zhveshur, ndodhi para tre ditësh dhe ia dërgoi një femre në Snapchat. “Ne flasim për njëfarë kohe,” tha ai për programin e BBC, ‘Victoria Derbyshire’. “Dhe në njëfarë mënyre bie fjala te fotot dhe përfundimisht ne ndajmë një fotografi ose dy”.

“Ndonjëherë unë bëhem pak flirtues dhe e sugjeroj diçka të tillë. Ose mund ta sugjerojnë ato”.

“Për shembull, mund të marr një fotografi të saj në vaskë ose me shkumë ose mund ta dërgoj një të tillë”.

Z.Gregory tha se imazhe të tilla janë gjithmonë të kërkuara. Ai thotë se asnjë femër nuk ka kundërshtuar kurrë të marrë fotot që ka dërguar.

Mungesa e sensibilizimit

Por ka frikëra se po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm dërgimi i fotove të tilla, shpesh të referuara si “dick pics”, të cilat dërgohen pa pëlqimin e personit që i merr ato. Shkrimtarja dhe ish-modelja Stina Sanders thotë se ajo merr dy ose tre imazhe seksuale nga njerëz çdo ditë. Kjo i ka ndodhur për tre deri në pesë vjet dhe thotë se të gjitha janë të padëshiruara.

“Kur fillova t’i shoh për herë të parë, ishte vërtet tronditëse dhe e tmerrshme. Nuk dua ta shoh këtë,” tha ajo.

“Unë jam mësuar me këtë gjë tani, pasi jam rrahur me të”.

Zonja Sanders beson se puna e saj i bën njerëzit të mendojnë se mund t’i dërgojnë foto asaj.

“Me gazetarinë time shkruaj shumë për seksin, takimin dhe marrëdhëniet – kështu që unë mendoj se njerëzit e shohin këtë si një ftesë të hapur, kur nuk është e vërtetë”.

Ndonjëherë, tha ajo, u ka kthyer mesazh burrave – duke i pyetur pse ata po e bënin këtë veprim.

“Shumë njerëz nuk përgjigjen, por shumë njerëz thonë se vetëm duan të përshëndesin,” shtoi ajo. “Por mund të përshëndesni dhe ndryshe, ka shumë mënyra të ndryshme për ta bërë këtë.”

Mungesa e habitshme e vetëdijes

Dy nga tre të rritur britanikë thonë se duhet të jetë një krim për të dërguar një imazh të padëshiruar të gjenitalit tuaj tek dikush tjetër, sipas një sondazhi për BBC Radio 5 Live. Ministria e Drejtësisë thotë se ekziston “tashmë një sërë veprash ekzistuese nën të cilat autorët mund të ndiqen penalisht”.

Por deputetja konservatore Maria Miller dëshiron të shohë legjislacionin e ri të miratuar. Ajo i tha ‘Victoria Derbyshire’ nëse një sjellje e tillë do të zhvillohej në “botën reale”, do të konsiderohej krim i “ekspozimit të pahijshëm”.

Politikania thotë se ka marrë një imazh të padëshiruar të organeve gjenitale të një personi në Twitter – por është e prirur të përqëndrohet në dëmin që imazhet e tilla mund të shkaktojnë te fëmijët dhe të rinjtë. Është një sulm seksual që të dërgosh imazhe eksplicite për të gjithë nën moshën 18-vjeçare, por zonja Miller, kryetare e Komitetit për Gruan dhe Barazinë, beson se ekziston një mungesë e “habitshme” e vetëdijes në lidhje me këtë praktikë.

“Shpresoj që njerëzit të zgjohen [për faktin] se kjo është një shkelje seksuale nëse keni të bëni me njerëz nën moshën 18-vjeçare”, tha ajo duke shtuar se njerëzit mund të përfundojnë në regjistrin e shkelësve të seksualë.

Zonja Miller është gjithashtu e shqetësuar se në mjedisin online, “ka shumë pak mundësi për të verifikuar moshën e dikujt që po i dërgoni një imazh”.

Për zonjushën Sanders, ashtu si dhe duke e bërë atë një vepër penale, zgjidhja gjithashtu pjesërisht qëndron në sigurimin e arsimimit më të mirë të çështjeve të tilla në shkolla. “Gjithçka ka të bëjë me ndryshimin e qëndrimeve”, tha ajo.

Ajo tha se aplikacionet mund t’i bënin njerëzit më të vetëdijshëm se imazhet që ata po dërgojnë mund të jenë të papërshtatshme.

“Unë mendoj se jetojmë në një shoqëri ku fshihemi pas ekraneve dhe njerëzit ndihen më të rehatshëm për të dërguar gjëra pa menduar për to”.

Por ka edhe një aspekt tjetër kyç për debatin, thotë zonja Miller – ata që dërgojnë imazhe të tilla duhet të rivlerësojnë veprimet e tyre.

Duke parë z. Gregory, ajo tha kur është fjala për sjelljen tonë “ne të gjithë duhet të marrim disa përgjegjësi”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco