VIDEO/ Arilena Ara rrënqeth me fjalët dedikuar babait të saj të ndjerë

VIDEO/ Arilena Ara rrënqeth me fjalët dedikuar babait të saj të ndjerë

08:29, 22/11/2018
A+ Aa A-

Këngëtarja Arilena Ara është një nga këngëtaret më premtuese shqiptare.

Arilena ishte e ftura së fundmi në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ku tregoi momente të ndryshme nga jeta e saj. 

Por momenti më prekës ishte kur Ermali e pyeti:

’ Përgjithësisht prindërit nuk kanë qejf që fëmijët e tyre të merren me art sepse ka momente që do dalësh çuditshëm dhe njerëzit do të të shohin etj, etj. Ti ke patur përkrahje nga prindërit apo pengesë’.

Këngëtarja rrëfeu mes lotësh:‘Babai për mua ka qenë mbështetja më e madhe. E kam vazhduar muzikën vetëm prej tij”.

Image

Edhe ditën e djeshmë më një pjesë nga video që u transmetua në emision kur Arilena merrte pjesë të 'Gjeniu i vogël'dhe tregonte sa shumë e donte babain e saj, këngëtarja ka shkruar fjalë rrënqethëse për babain e saj.

’ Babi.. Nuk do mjaftojë një jetë për të treguar dashurinë e madhe që kam për ty. Unë vazhdoj të t’them Mirmëngjes dhe Natën e mirë çdo ditë!Eshte ndjesia më e bukur të thërrasësh BABA!Faleminderit për mesazhet e bukura që më keni dërguar.Dashuri, Arilena'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco