Një ditë mes luksit të ‘CR7’, futbollistit me të paguar të botës

Një ditë mes luksit të ‘CR7’, futbollistit me të paguar të botës

21:23, 21/11/2018
A+ Aa A-

Kalimi tek Juventus ka kushtuar 100 milion euro, më e shtrenjta në historinë e serisë A. Cristiano Ronaldo është lojtari më i paguar në botë dhe jeta në Torino së bashku me familjen e tij i jep mundësinë atij të bëjë një jetë prej sheiku.

E përjavshmja Chi ka bërë disa llogari për xhepat e futbollistit nga jet-i prej 31 milion euro, tek ora me 420 diamante dhe shishja e verës prej 20 mijë euro, për të festuar ditëlindjen e fëmijëve.

Rrogat nga ekipi bardhë e zi, përveç të ardhurave publicitare, sjellin në buxhetin vjetor rreth 100 milion euro, që Cristiano i shijon së bashku me të dashurën e tij Georgina dhe katër fëmijët.

Në vilën e Torinos ku jeton atij nuk i mungon asgjë, ka një kopsht të madh, palestër me sauna dhe gjithçka që i nevojitet. Për një udhëtim me avion ai merr një jet privat, që kushton 31 milion euro, luksoz dhe me të gjitha komoditetet e nevojshme. Për të mos folur për firmat për të cilat ai vdes, duke mos kursyer asnjëherë.

Futbollisti i famshëm, adhuron orat dhe koleksioni i tij arrin në 2 milion euro. Dhe për të festuar ai zgjedh shishe vere me katër zero. Thonë që shpejt do të martohet në Itali me të dashurën e tij Georgina dhe të gjithë presin një dasmë përrallore.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco