VIDEO/ Të gjithë mendojnë se janë në një lidhje romantike, por shihni sa keq tallet Albi Nako me Alba Hoxhën

VIDEO/ Të gjithë mendojnë se janë në një lidhje romantike, por shihni sa keq tallet Albi Nako me Alba Hoxhën

18:23, 21/11/2018
A+ Aa A-

Aludimet rreth një lidhjeje të mundshme romantike mes tyre vazhdojnë dhe mund të themi pa frikë se Albi Nako dhe Alba Hoxha, pa e konfirmuar nëse janë çift ose jo janë kthyer në dyshen më të komentuar të show bizz-it.

Shpesh kemi parë foto që na kanë lënë mjaft dyshime, apo dhe komente të bëra ndaj njëri-tjetrit me shaka.

Por, duket se Albi ka vendosur të “tallet” pak me balerinën.

Së fundmi ai ka postuar në Instagram një video qesharake të një prezantueseje moti me bikini, por nga zëri mund të dëgjojmë parashikimin e motit që bëhet nga një zë shqiptar.

“U ftof koha”, ka shkruar Albi në përshkrimin e videos dhe mund të themi se ende nuk e kemi kuptuar nëse është ndonjë tallje ndaj Albës e cila gjithashtu prezanton motin, apo është ndonjë sugjerim për mënyrën se si ajo duhet të prezantojë.

Sido të jetë, kjo video e Albit na shton akoma dhe më shumë dyshimet e lidhjes së tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco