VIDEO/ Momente shokuese. Moderatori pëson atak kardiak gjatë transmetimit live

VIDEO/ Momente shokuese. Moderatori pëson atak kardiak gjatë transmetimit live

14:36, 21/11/2018
A+ Aa A-

Një prezantues televiziv pëson atak në zemër, ndërkohë që ishte në transmetim direkt.

Sukru Oytan ishte diagnostikuar kohët e fundit me aritmi, rrahje zemre jo të rregullt dhe ishte nën mjekim.

Duke e konsideruar veten në gjendje të mirë, shkoi në punë në një kanal televiziv lokal në Turqi.

Kamerat kanë filmuar momentin kur atij i bie koka mbi tavolinë dhe qendron ashtu për pak caste, ndërkohe që bashkëprezantuesi Guven Sabaz, mbetet i shtangur.

Ai nxiton ti shkojë në ndihme, por kolegu bie poshtë tavolinës pa ndjenja. Në një deklaratë, kanali televiziv konfirmoi se Sukru Oytan kishte pësuar atak gjatë transmetimit.

Ndërkohë që burimet zyrtare nga televizioni raportuan se: ‘Ai u dërgua menjëherë në spital. Mjekët raportuan se shendeti i tij është i qëndrueshëm”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco