Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Bixhoz me dashurinë/ Anika bën sherr me ‘nënën’, Pinki e përzë, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Anika bën sherr me ‘nënën’, Pinki e përzë, ja ç’do ndodhë nesër

23:00, 16/11/2018
A+ Aa A-

Pinki i tregon Shaktit që Anika nuk është jetime por ka një nënë. Ajo prezanton Najantarën me Shaktin dhe Priankën. Shakti thotë se Najantara duket shumë e lodhur. Najantara thotë se e ka zakon të flejë ditën dhe të rri zgjuar natën.

Prianka e pyet çfarë bën gjatë natës. Najantara i tregon që e thërrasin mbretëresha e natës. Ajo nis të performojë. Najantara i afrohet Shaktit dhe kërcen pranë tij por ai largohet. Anika ndalon Najantarën dhe fillon ta marrë në pyetje.

Ajo e pyet pse e la kur ishte e vogël dhe pse bën sikur është nëna e saj. Najantara aktron dhe mundohet të bindë Anikën që ajo është vërtet nëna e saj. Shivai i thotë Anikës mos t’i flasë rëndë nënës së saj dhe e këshillon të flasin privatisht.

Anika thotë se Najantara nuk ka turp dhe vazhdon ta pyesë pse e la. Najantara aktron sikur ishte e detyruar ta linte por nuk i kthen një përgjigje të saktë Anikës. Anika thotë se Najantara është kthyer pasi ajo tanimë është nuse e shtëpisë Oberoi.

Najantara e mohon dhe thotë se është kthyer vetëm për të. Anika largohet me nerva dhe nuk i beson fjalëve të Najantarës. Pinki i thotë Shivait të shkojë tek Anika. Ajo merr Najantarën dhe i bërtet pasi po prish planin.

Shivai pyet Anikën çfarë ka ndodhur me të. Anika i thotë se e ndjen që Najantara nuk është nëna e saj. Shivai i thotë Anikës të bëjë testin e ADN-së. Ai propozon edhe një mënyrë tjetër për të mësuar nëse Najantara është nëna e vërtet e saj.

Pinki dhe Najantara i dëgjojnë. Kamini i tregon Ranvirit se po e ndjek Priankën që kur ajo është kthyer nga Parisi. Ajo urdhëron Ranvirin t’ja fitojë sërish zemrën Priankës dhe i kujton shpullën që i dha. Pinki përzë nga shtëpia Najantarën.

Shakti nuk e lejon dhe i thotë se kjo është shtëpia e saj gjithashtu. Pinki insiston që Najantara të largohet. Shakti i kërkon Najantarës të qëndrojë që të fitojë zemrën e Anikës./revistawho 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco