Bixhoz me dashurinë/ Anika zbulon se Najantara nuk është nëna e saj, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Anika zbulon se Najantara nuk është nëna e saj, ja ç’do ndodhë nesër

17:14, 15/11/2018
A+ Aa A-

Shivai mundohet të sqarojë Anikën se po e bënte për të mirën e saj pasi nuk e dinte si do reagonte kur të takonte të ëmën. Anika i thotë se nuk është fshehur kurrë nga të vërtetat dhe shkon të takojë të ëmën. Najantara aktron para Anikës.

Anika e përqafon. Najantara i kërkon të falur. Pinki detyron Shivain të marrë bekimin e Najantarës duke i prekur këmbët. Prianka kthehet nga pushimet në Paris dhe takohet me shoqet. Ajo ndjen se dikush po e përndjek.

Kamini telefonon Ranvirin dhe i thotë se do i marrë gjithçka familjes Oberoi. Shivai i kërkon falje Anikës. Pinki i thotë Najantarës të bëjë diçka që të qëndrojë në shtëpi. Najantara ankohet para Shivait duke thënë se duhet të largohet dhe nuk e di se kur do e shohë sërish Anikën.

Shivai i ofron të qëndrojë. Anika i thotë Shivait se Najantara nuk është nëna e saj. Ajo i tregon që e ëma nuk ka qenë kërcimtare baresh. Ndërkohë Zvetlana kërcënon hallën se nëse nuk martohet me Omin do marrë të gjithë pasurinë.

Om pranon të bëhet siç thotë Zvetlana. Gori zihet me Kalin dhe i thotë se është e martuar me Omin. Kali e kërcënon. Om mendon për Gorin duke parë hënën. Në mëngjes ai bëhet gati për dasmën dhe vishet dhëndër.

Om nuk i fton Shivain dhe Rudrën pasi e di që ata do e ndalojnë këtë martesë. Xhanvi kërkon një mënyrë për të mos e lejuar Omin të martohet me Zvetlanën. Om dhe Zvetlana nisin ritualet e martesës. Xhanvi merr Omin dhe i thotë se do i tregojë diçka. Ajo i tregon kontratën paramartesore. /revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco