Konfirmohet largimi i Ledion Liços nga Top Channel, ja mesazhi i lamtumirës

Konfirmohet largimi i Ledion Liços nga Top Channel, ja mesazhi i lamtumirës

22:41, 14/11/2018
A+ Aa A-

Pas tërheqjes nga drejtimi i spektakli të zbulimin e talenteve të vegjël “The Voice Kids” gjatë ditës së sotme, ka ardhur edhe konfirmimi për largimin e Ledion Liços nga Top Channel.

Më parë ishte një reklamë dhe postimi në faqen e Top Channel, ai që lajmëronte se ledioni nuk do ta prezantonte më spektaklin në fjalë në edicionin e tij televiziv në fillim të vitit të ardhshëm, pasi tashmë stafeta i ka kaluar prezantueses së re Dojna Mema.

Por më pas ka ardhur edhe një reagim nga vetë Ledioni, i cili duket sikur ngjan më shumë me një mesazh lamtumire nga Top Channel.

“Në janar nis sezoni i ri i ‘The Voice Kids’ në Top Channel. Si gjysëm shaka vitin që kaloi thashë që nuk do ta bëj më këtë eksperiencë sfilitëse emocionale, pas tetë vitesh si prezantues, tre prej të cilave si producent ekzekutiv. Shakaja është gjysma e së vërtetës dhe mesa duket është koha t’i hap rrugë një vizioni të ri dhe një brezi të ri. Jam krenar për stafin që ka punuar me mua e që do të vazhdojë ecjen përpara programit, te cilit i uroj shumë fat”, – shprehet Ledion Liço.

Ju kujtojmë që se fundi ka zëra të besueshëm se mes dhëndrit të familjes trashëgimtare të top Channel dhe drejtorit të këtij televizion, Ben Blushi, kishte përplasje. Ka të ngjarë që të jenë pikërisht këto përplasje që kanë detyruar Ledionin të vendosë të tërhiqet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco