Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

FOTO/ Elhaida Dani ‘kërcënon’ Ardit Gjebrean dhe Eni Çobanin: Po nuk ma dhatë edhe...

FOTO/ Elhaida Dani ‘kërcënon’ Ardit Gjebrean dhe Eni Çobanin: Po nuk ma dhatë edhe...

21:51, 14/11/2018
A+ Aa A-

Këngëtarja e talentuar shqiptare, Elhaida Dani, duket se ende ruan ‘inat’ me organizatorët e Festivalit “Kënga Magjike”, pasi edicionin e kaluar ajo mund të merrte vetëm vendi e dytë, me një diferencë shumë të vogël pikësh me vendin e parë, i cili i shkoi këngëtares Anxhela Peristeri për këngën “E Çmendur”.     

Kujtojmë se ishte votimi i këngëtarit të fundit, ai që e ndryshoi rezultatin në favor të Anxhelës.

Siç duket ajo humbje i ka ngelur peng Elhaidës, e cila gjithsesi ka vendosur të marrë pjesë edhe në edicionin e 20-të. Është thuajse sigurt që edhe këtë vit ajo do të renditet mes këngëtarëve pretendentë për çmimin e madh.

Por megjithatë Elhaida nuk dëshiron që t’ia lërë gjithçka momentit të fundit. Ajo ka publikuar një foto me Ardit Gjebrean dhe Eni Çobanin, ndërkohë që shkruan me shaka: “Po nuk ma dhatë edhe këtë herë çmimin do shihemi në gjyq me @arditgjebrea dhe @enicobani !!! ”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco