Ledioni drejt largimit nga TCH/ Përplasja me Blushin për Bjornin

Ledioni drejt largimit nga TCH/ Përplasja me Blushin për Bjornin

21:16, 14/11/2018
A+ Aa A-

Me mbërritjen e Ben Blushit si drejtor i Top Channel, situata në televizionin kombëtar ka marrë për poshtë.

Pas largimeve masive nga puna, shkurtimit të fondeve, shkrirjes së disa emisioneve, tani ka ardhur radha e largimeve të mëdha.

Duket se njëri prej tyre është edhe Ledion Liço, dhëndërri i Vjollca Hoxhës, pronares së TCH.

Sot është bërë publik fakti se Liço, e ka dorëzuar edhe detyrën e fundit që mbante atë të drejtuesit të ‘The Voice of Albania’.

Dorëzimi i detyrave të Liços ka ardhur pas një përplasje me Ben Blushin, përplasje që ka muaj.

Bëhet fjalë për një kërkesë që Ledion Liço i ka bërë Blushi, për shkarkimin e nëndrejtorit të TCH, Bjorn Xhokaxhi.

Por Blushi e ka kundërshtuar këtë kërkesë dhe këtu ka nisur krisja e parë.

Në fund të sezonit të kaluar Ledion Liço i ka paguar vetë punonjësit e spektaklit, pasi Blushi nuk i ka lëvruar fondet.

Ndërsa sot ka ardhur edhe largimi i Liços nga ‘The Voice’, një largim që duket se do të sjellë dhe ikjen e tij nga Top Channel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco