Olta Gixhari, FOTO me aktorin e njohur turk, femrat ‘do të vrisnin’ për të qenë në vend të saj. Ç’po ndodh mes tyre...

Olta Gixhari, FOTO me aktorin e njohur turk, femrat ‘do të vrisnin’ për të qenë në vend të saj. Ç’po ndodh mes tyre...

17:24, 14/11/2018
A+ Aa A-

Olta Gixhari, përveç të qenit një aktore e talentuar dhe bukuroshe, është edhe një ndër aktoret më të përfolura në mediat rozë për jetën e saj larg skenës së teatrit apo të ekranit.

Fakti, që ajo është një nga femrat më simpatike të show bizz-it shqiptar, e bën atë një magnet për dritën e prozhektorëve mediatikë.

Por Olta së fundmi ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet në krahun e aktorit të njohur turk, Caner Cindoruk, i cili është shumë i njohur në vendin tonë për rolin e Silahtar në serialin “Sulltanesha Kosem”.

Aktorja bukuroshe shqiptare me këtë fotografi thjesht ka përshëndetur ndjekësit pa dhënë asnjë detaj nga takimi me Caner, madje pa treguar as nëse është ajo në Turqi apo ndodhen diku tjetër.

Por duhet theksuar se Olta Gixhari sapo na futi në dyshime: mbase shumë shpejt mund ta shohim në një nga serialet e ardhshme turke.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco