Me armë në dorë, bashkëshorti i këngëtares kërcënon: Mendohu dy herë

Me armë në dorë, bashkëshorti i këngëtares kërcënon: Mendohu dy herë

16:42, 14/11/2018
A+ Aa A-

Pas djegies së shtëpive luksoze të disave prej yjeve më të mëdhenj të show bizz-it botëror nga zjarri shkatërrimtar në Kalifornia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka dalë në pah një fenomen i ri, ai i vjedhjes së atyre pak gjërave, apo shtëpive që mund të kenë shpëtuar pa u djegur.

Një gjë të tillë e ka vënë në duke edhe burri i këngëtares Pink, Carey Hart, i cili po inkurajon viktimat e zjarreve të Kalifornisë për të mbrojtur pronat e tyre nga grabitësit, duke përdorur të drejtën e Amendamentit të Dytë për të mbajtur armë.

Hart bëri një postim të frikshëm të disa personave me armë në dorë në Instagram, ku shkruante:

“Është për të ardhur keq që disa njerëz përfitojnë nga të tjerët në një krizë. Ndërkohë që zjarret në Malibu vazhdojnë shkatërrimin e vendit, disa banorë vendas po luftojnë për të mbrojtur pronat e tyre. Ka pasur shenja të hajdutëve që kanë thyer shtëpitë. Epo, nëse je një hajdut, mendohu dy herë para se të kthehesh në Malibu . Mbroni pronën tuaj… Amendamenti 2”.

Të paktën 435 ndërtesa në veri të Los Anxhelosit u dogjën nga zjarret që detyruan evakuimin e 250,000 njerëzve në Kaliforninë Jugore gjatë fundjavës.

Pink dhe Carey Hart ishin gjithashtu në mesin e atyre që u detyruan të largoheshin nga shtëpia e tyre 110 milionë dollarëshe në Malibu, e cila deri tani u ka mbijetuar zjarreve, të cilat kanë djegur gati 100,000 hektarë.

Disa prej të famshmëve të evakuuar janë gjithashtu familja Kardashian, Miley Cyrus dhe Gerard Butler.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco