E kishte mbajtur sekret, këngëtarja e njohur zbulon lajmin se nuk mund të bëhet nënë

E kishte mbajtur sekret, këngëtarja e njohur zbulon lajmin se nuk mund të bëhet nënë

14:25, 14/11/2018
A+ Aa A-

Jessie J ka krijur një moment emocional në skenë kur u tha fansave se nuk mund të kishte fëmijë.

Ajo gjeti guximin në shfaqjen e Royal Albert Hall mbrëmjen e së hënës dhe rrëfeu që e zbuloi lajmin katër vite më parë por e mbajti sekret deri tani.

Por, ylli i popit u zotua se do përdorë çdo metodë për tu bërë nënë.

Para se të performonte këngën "Four Letter Word", nga albumi i saj i fundit R.O.S.E., 30-vjeçarja u tha fansave: 'Më thënë katër vite më parë se nuk do të mund të kem kurrë fëmijë. Nuk ua tregoj për simpati sepse unë jam 1 nga miliona gra dhe burra që po kalojnë dhe do kalojnë këtë situatë'. 

Duke ofruar këshilla dhe fjalë inkurajuese për njërëzit që po kalojnë çaste të tillë ajo shtoi:

Nuk mund të jetë diçka që na përcakton, por dëshiroja ta shkruaja këtë këngë për veten time në momentin e dhimbjes dhe trishtimit, gjithashtu për t’i dhënë vetes gëzim dhe njerëzve të tjerë diçka që ata mund ta dëgjojnë kur situata bëhet më e vështirë. Nëse keni përjetuar ndonjëherë diçka si kjo, apo keni parë ndonjë tjetër të kalojë këtë situatë ose ka humbur një fëmijë, atëherë ju lutemi, dijeni që nuk jeni vetëm në dhimbjen tuaj dhe unë po mendoj për ju kur këndoj këtë këngë’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco