Kozeta Kurti sqaron punën e ‘kunjin’ me Rudinën

Kozeta Kurti sqaron punën e ‘kunjin’ me Rudinën

21:31, 13/11/2018
A+ Aa A-

At Sergi”, novela e njohur e Tolstoit, pas suksesit në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, është ngjitur në skenën më të re të kryeqytetit, atë të ArTurbina.

Kjo vepër ka qenë një ëndërr shumë vjeçare e gazetares Kozeta Kurti. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur rreth kësaj vepre. Gjatë emisionit Kurti tha se kjo novelë e ka ndikuar atë personalisht dhe i ka ndryshuar konceptin për racionalitetin.

Mirëpo sapo mbërriti në studio, Kozeta sqaroi të gjithë shikuesit për një mosmarrëveshje me moderatoren Rudina Magjistari.

“Disa vite më parë në një intervistë u shpreha se, nëse do të kisha një emision, nuk do të zgjidhja të kishte emrin tim, pasi duket sikur më pëlqen vetja. Të nesërmen vërshuan portalet me tituj: Kozeta, kunj me Rudina Magjistarin! Ndaj thashë, që Rudina ma ka falur kunjin, kur u futa në studio.” – tha Kozeta Kurti.

Me këtë rast, Rudina duket se sqaroi edhe zgjedhjen e emrit për emisionin e saj.

“Nëse është një program i suksesshëm dhe mjaft popullor, domosdo e merr vetë emrin. Është e pashmagshme.” – tha moderatorja Rudina Magjistari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco