Familja Kardashian merr çmim në ‘People’s Choice’, prekin me fjalimin dedikuar viktimave të zjarrit

Familja Kardashian merr çmim në ‘People’s Choice’, prekin me fjalimin dedikuar viktimave të zjarrit

23:21, 12/11/2018
A+ Aa A-

Revista ‘People’ ka organizuar eventin e përvitshëm të ‘People’s Choice Awards’. Mes fituesve të këtij viti ishte edhe familja Kardashian. Protagonistët e të parit Reality Show që ka në qendër një familje kanë marrë çmimin së bashku dhe kanë prekur publikun me fjalët dedikuar ngjarjeve që kanë tronditur SHBA-n së fundmi.

“Zemrat tona janë të thyera nga sulmi masiv me armë që u bë disa ditë më parë. Na vjen shumë keq për të gjitha jetët që janë humbur dhe për ata që aktualisht po përballen me zjarrin që ka rënë pranë banesave tona. Qëndroni të fortë”,-u shprehën bukuroshet e ekranit.

Nga shfaqja publike e ditës së djeshme u vu re mungesa e Kylie Jenner, e cila aktualisht është me pushime.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco