Bixhoz me dashurinë/ Anika i tregon Mahit se Shivain e ka vëlla, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Anika i tregon Mahit se Shivain e ka vëlla, ja ç’do ndodhë nesër

19:23, 12/11/2018
A+ Aa A-

Anika i thotë Shivait se ka frikë se do e humbasë atë. Ai e siguron që do e mbrojë gjithmonë. Anikën e merr në telefon Kana. Ajo kujtohet për testin e ADN-së dhe vendos t’i thotë Kanas se nuk do që ta dijë rezultatin.

Mirëpo Kana e lidh menjëherë me doktorin dhe ai i tregon se Shivai dhe Mahi janë vëllezër. Anika tronditet. Mahi telefonon Kaminin dhe i thotë se është e shqetësuar për të. Ajo i thotë të mos e telefonojë më përndryshe policia mund ta gjejë vendndodhjen e saj.

Anika është në mëdyshje nëse duhet t’i tregojë Shivait që Mahi është vëllai i tij. Shivai bëhet gati për një konferencë me mediat ndërsa Anika shkon të takojë Mahin. Ajo i tregon Mahit se Shivain e ka vëlla. Ai tronditet. Ndërkohë në shtëpinë e Kalit nis rituali sakrifikues.

Om i bërtet Gorit mos t’i bëjë gjë Çulbulit. Kali merr shpatën. Om shtyn njerëzit e Kalit dhe i drejton pistoletën atyre dhe Kalit. Ai merr Çulbulin dhe largohet. Zvetlana zihet me Xhanvin për shkak të ftesave të dasmës.

Halla i thotë Zvetlanës se nuk do e lërë të martohet me Omin. Om ja mbath me Çulbulin. Ai nis t’i heqë kapelen Çulbulit por Kali i gjuan në kokë. Om bie pa ndjenja. Gori i lutet Kalit ta lërë Omin të largohet. Kali thotë se do e lërë pas martesës pasi nuk ka besim.

Gori i thotë se është gati të martohet me të në çdo moment vetëm po la Omin të shkojë. Kali vendos ta bëjë martesën sot. Gori pranon. Zvetlana telefonon Omin por ai nuk përgjigjet. Ajo vendos të gjejë dikë të ngjashëm me Omin për t’u martuar që të marrë pasurinë.

Kali i jep Gorit fustanin e nusërisë dhe i thotë të bëhet gati. Om zgjohet dhe shkon në dhomën e Gorit duke kërkuar për Çulbulin. Gori e ofendon sërish Çulbulin dhe Om nxehet.

Kali vjen dhe i thotë Omit se do ja kthejë Çulbulin pas martesës. Om i thotë se nëse nuk ja kthen Çulbulin brenda 15 minutave do ta vrasë./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco