Kjo FOTO bën xhiron e rrjetit, Chiellini shfaqet nudo prapa Cristiano Ronaldos

Kjo FOTO bën xhiron e rrjetit, Chiellini shfaqet nudo prapa Cristiano Ronaldos

17:34, 12/11/2018
A+ Aa A-

Juventusi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme me rezultatin 0-2 në shtëpinë e Milanit, njërit prej rivalëve historikë në Serinë A.

Loja ishte e një niveli të kënaqshëm dhe dhuroi shumë emocione, por vëmendje të madhe ka tërhequr një episod i cili ka ndodhur në dhomat e zhveshjes. Bëhet fjalë për një fotografi të shkrepur ndërkohë që lojtarët ishin duke u zhveshur, e cila po bën xhiron e botës.

Në plan të parë të kësaj fotoje është Ronaldo së bashku me mbrojtësin e Milanit, Raoul Bellanova. Por “çmenduria” është në sfondin e fotos, ku mbrojtësi veteran i Juventusit, Chiellini,  shfaqet i zhveshur lakuriq.

Kjo fotografi po shpërndahet në masë të madhe në rrjetet sociale anekënd botës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco