Bes Kallaku zbulon se Xhensilën e ka njohur falë këtij politikani shqiptar, ja kush është ai

Bes Kallaku zbulon se Xhensilën e ka njohur falë këtij politikani shqiptar, ja kush është ai

21:22, 11/11/2018
A+ Aa A-

Dashuria e aktorit të humorit, Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj është një ndër më rë përfolurat në mediat rozë.

Por pakkush e di se dashuria e tyre nisi falë një politikani të njohur shqiptar. Pikërisht falë kryetarit të partisë Demokristiane, i cili ishte një ndër të ftuarit e mbrëmjes së sotme në rubrikën “BE Caffee” gjatë emisionit “E diela shqiptare”.

Nardi, përveç politikës,  foli edhe për jetën e tij private. Por mes tyre ka edhe një moment interesant që ka ndikuar shumë në jetën e aktorit të humorit Bes Kallaku. Bëhet fjalë pikërisht për momentin e njohjes së Besit me bashkëshorten e tij aktuale, këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

“Sebepi që sot unë jam i martuar dhe kam familjen time, është Nard Ndoka. Ai më nxori nga shtëpia atë ditë kur takova Xhensilën për herë të parë. Më mori në telefon dhe më tha: ‘Kam një rrugë për në Vlorë, do vish?’. Unë i thash ‘po’ dhe kur zbrita te Zogu i Zi, takova Xhensilën”, tregoi Besi.

Duke e vazhduar me humor bisedën, Bes Kallaku i bëri një premtim politikanit nëse do të martohet sërish.

“Të kam një nuse borxh. Kur të martohesh për herë të dytë, nusen do ta gjej unë”, u shpreh aktori.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco