FOTO/ Prezantuesja superseksi shqiptare rikthehet në ekran me një emision të saj

FOTO/ Prezantuesja superseksi shqiptare rikthehet në ekran me një emision të saj

18:52, 11/11/2018
A+ Aa A-

Einxhel Shkira është një prej prezantueseve më bukuroshe shqiptare, por prej më shumë se dy vitesh është shkëputur nga ekrani dhe prezantimi. Megjithatë duket se tashmë ka ardhur koha që ajo të rikthehet dhe Einxhel e ka një plan të kopsitur mirë. Dhe madje po punon për projektin e ri që do të sjellë sërish në televizion.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Einxhel, në një intervistë për “Bluetooth”, ku ka rrëfyer treguar se ka marrë edhe propozime për të qenë pjesë e ekranit. Por të gjitha kanë mbetur vetëm fjalë në ajër.

“Oferta, fjalë, propozime, ide në ajër asgjë konkrete. Ose mbase s’më kanë tërhequr mua mjaftueshëm sa për t’i parë më konkretisht si oferta”, - u shpreh moderatorja.

Por më tej ajo zbuloi edhe, se ka për qëllim të rikthehet me një projekt të ri: “Mund të them që po punoj mbi më shumë se një projekt, sepse siç e kam thënë dhe më parë, nëse do rikthehem atëherë duhet të jetë diçka e mirëmenduar. S’mund t’i zhgënjej ndjekësit e mi apo ata që presin shumë nga unë dhe nga bashkëpunëtorët e mi”.

Po ashtu Einxhel zbuloi, se pjesë e këtij projekti do të jetë edhe mikesha e saj, aktorja Anna Lika.

“Tashmë disi është kuptuar nga ndjekësit tanë, por asnjëherë nuk është konfirmuar nga asnjëra prej nesh, sepse është një bashkëpunëtore, në fakt dhe është mikesha ime më e mirë me të cilën kemi një kimi ”te çmendur” dhe në punë, është ajo dhe e vetmja Anna Lika!! S’mund të gjeja një bashkëpunëtore më të talentuar se ajo prandaj taksirat e kam ta duroj dhe në punë” – tregoi duke qeshur Einxhel.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco