Puna, paratë dhe shëndeti/ Ja si do të jetë kjo javë për ju, 12-18 nëntor

Puna, paratë dhe shëndeti/ Ja si do të jetë kjo javë për ju, 12-18 nëntor

18:47, 11/11/2018
A+ Aa A-

Java e re do të nisë plotë me surpriza për pjesën më të madhe të shenjave të Horoskopit. Astrologët parashikojnë një përmirësim të ndjeshëm në planin financiar.

Ja parashikimi i yjeve për javën që vjen, 12-18 nëntor:

Dashi – Ndikimi i Venusit tek jeta juaj ne çift premton një jave te favorizuar për ju te dashuruarit. Sigurisht qe nuk do mungoje edhe ndonjë debat i vogël, por qe do zgjidhet sa hap e mbyll sytë. Fundjava ka për te qene edhe me e begate.

Beqaret nuk do rreshtin se joshuri derisa personi qe pëlqejnë te doje vete te krijoje një lidhje. Sektori i nuancave do jete me i favorizuar gjate kësaj jave kështu qe mund te hiqni disa para për ndonjë udhëtim.

Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla  si për shembull nga tendinat ose muskujt. Sektori profesional do jete i shkëlqyer.

Do jeni ju liderët e gjithçkaje dhe do i çoni edhe koleget ne maje. Klima ne familje do mbetet e ngrohte.

Demi- Yjet do ua përmirësojnë marrëdhënien ne çift gjate kësaj jave. Si ju ashtu edhe partneri do i pranoni gabimet qe keni bere dhe do mundoheni te jeni sa me tolerante. Për beqaret do ndodhin mrekulli dhe jeta e tyre do ndryshoje si me magji.

Ditët më me fat do jene e mërkura dhe e premtja. Për menaxhimin e nuancave do merrni mendimin e miqve te ngushte dhe situata do ndryshoje për pak dite. Mësoni prej tyre ne mënyrë qe nesër te mos kërkoni serish ndihme. Shëndeti do jete përgjithësisht i mire.

Pavarësisht ndonjë shqetësimi te vogël, do ndiheni te qete shumicën e kohës. Ne pune do jete Marsi qe do ju mbështesë fort e madje do ju nxite te provoni gjera te reja. Jeta familjare do jete pak delikate.

Binjakët- Këtë jave do ndieni një nevoje te pashtershme lirie dhe mundet edhe te debatoni me partnerin nëse ai nuk do ju lejoje te bëni atë qe do doni. Rregullat dhe kufizimet nuk do i duroni dot. Beqaret do jene entuziaste dhe te gatshëm për te filluar edhe aventura kalimtare vetëm për te mos e ndier me vetminë.

Mundësitë do jene te përditshme. Financat do jene mjaft inkurajuese dhe te mjaftueshme për te shlyer detyrimet e për te plotësuar qejfet. Shëndeti nuk do jete problematik, por praktimi i ndonjë sporti do ju beje edhe me mire. Në punë duhet të tregoheni te besueshëm dhe besnike qe te fitoni me shume pike ne sytë e shefave. Mungesa e tyre dhe sidomos e korrektësisë do ju sjelle probleme te mëdha. Jeta familjare do jete goxha e ngrohte.

Gaforrja- Kjo do jete një jave e begate dhe e mbushur me dashuri për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Pranë partnerit do ndiheni me mire se asnjëherë me pare. Beqareve do ju plotësohen ëndrrat me te bukura dhe e gjithë jeta do ju marre një tjetër rrjedhe. Për asnjë moment nuk do ndihen vetëm dhe zemra do iu përmbushet. Ne planin financiar do iu gjeni shpejt zgjidhje problemeve dhe do jeni me te qete. Edhe shëndeti do jete i qëndrueshëm dhe nuk do kenë shqetësime. Ne pune do jeni te kujdesshëm, diplomate dhe gati për te provuar edhe sfida te reja. Me te privilegjuarit do jene ata qe punojnë ne aktivitete private. Me familjaret lidhja do behet me e ngushte.

Luani- Ndiqni këshillën e Saturnit këtë jave dhe tregohuni sa me tolerante me partnerin. Keni për ta pare se sa mire do ju ecin gjerat. Ziliqaret mbajini larg dhe mendoni vetëm për te mirën e marrëdhënies tuaj. Ju beqaret nuk do jeni ende gati për ta ndryshuar statusin dhe do shmangni çdo person qe do lloje t’iu joshe. Ky do jetë një gabim, por gjithsesi mbetet zgjedhja juaj.

Ne planin financiar do keni here pas here disa tronditje dhe nuk do ndiheni te qete për te shpenzuar për gjerat me te domosdoshme. Rezistenca juaj fizike do bjere dhe ne disa dite mund te mos doni te çoheni nga shtrati. Ne pune do filloni një projekt mjaft te guximshëm i cili mund t’ua ndryshoje përgjithmonë jetën. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Virgjëresha- Gjatë kësaj jave do mbizotërojë qetësia ne jetën tuaj ne çift. Do jeni shume ta hapur me njeri-tjetrin dhe për çdo gjë do merreni vesh pa hyre neper debate. Beqaret mund te kenë edhe dashuri me shikim te pare nga mesi i javës kështu qe duhet te dalin me shume dhe te njihen me persona te rinj. Me shpenzimet nuk duhet ta teproni kurrsesi sepse situata mund te përkeqësohet menjëherë dhe do ju nevojitet patjetër mbështetja e te afërmve. Për shëndetin nuk do keni aspak ankesa. Do ndiheni plot energji dhe dinamizëm. Ne pune do jeni shume vigjilente dhe kjo do shmange çdo te papritur. Nga ana tjetër do jeni edhe këmbëngulës dhe jo shume besues tek koleget. Jeta familjare do jete e mire.

Peshorja- Fale ndihmës se madhe te Venusit çdo problem qe keni pasur me partnerin tuaj do zgjidhet këtë jave dhe me ne fund buzëqeshja do rikthehet. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare. Për dashuritë e mëdha do ju duhet ende te prisni. Ne planin financiar fillimi javës nuk do jete aspak i keq, por qe nga e mërkura problemet do jene te vazhdueshme. Nuk do dini si t’i menaxhoni paratë qe do keni ne duar dhe nga ana tjetër nuk do kurseni aspak. Për fat te mire shëndeti nuk do preket nga ndikimi negativ i yjeve dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Ne pune do jeni gati te bëni çdo lloj gjeje vetëm për t’ia dale mbanë. familjaret do i keni gjithmonë pike mbështetëse.

Akrepi –Fati do ju buzëqeshë këtë jave ju te dashuruarve dhe duhet ta shfrytëzoni pafundësisht çdo moment. Do ndani çdo ide e mendim me partnerin tuaj dhe do bëni çdo gjë qe emocionet te mos kenë te ndalur. Ju beqaret do jeni këmbëngulës dhe intuitive. Do e dini gjithmonë çfarë te bëni për t’u ndier te plotësuar. Buxheti nuk do jete i keq megjithatë mire është te shmangni investimet e tepruara qe do ju sjellin tronditje te forta me vone.  Gjendja shëndetësore do jete përgjithësisht e mire sidomos nëse praktikoni ndonjë aktivitet fizik.

As me pagjumësinë nuk do keni me probleme. Ne pune do jeni euforike dhe do i realizoni te gjitha objektivat me se miri. Jeta familjare do jete e animuar.

Shigjetari – Do ndiheni mjaft mire këtë jave ne praninë e atij qe keni ne krah dhe do ndiheni me gati se kurrë për te hedhur hapa me tej. Beqaret nuk duhet te jene impulsive sepse gabimet e sotme mund te kenë pasoja te renda nesër. Tregohuni me largpamës. Ne planin financiar do i rregulloni te gjitha problemet qe keni pasur kjo edhe fale ndihmës se familjareve. Ne fundjave mund te bëni edhe ndonjë shpenzim me tepër. Shëndeti do jete me i mire se kohet e fundit megjithatë ende nuk do e rimerrni plotësisht veten. Ne pune do veçoheni nga te tjetër për aftësinë tuaj menaxhuese, për seriozitetin dhe largpamësinë. Jeta familjare do jete e qete dhe pa debate si me pare.

Bricjapi- Kjo jave ka për te qene shume e mire për ata qe janë ne një lidhje. Ne pjesën me te madhe te ditëve do mbizotërojë harmonia dhe çastet e lumtura. Beqaret do jene me më shume fat se asnjëherë dhe do gjejnë personin qe do ju përshtatet plotësisht. Qe nga e marta jeta e tyre do ndryshoje.

Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte nëse doni qe gjendja te stabilizohet. Po shpenzuat pa mase do keni probleme. Shëndeti do jete i mire dhe pa shqetësime. Edhe dhimbja e barkut qe keni ndier se fundmi do qetësohet. Ne pune ambienti do jete i tille qe do iu stimuloje te bëni çdo përpjekje për t’ia dale mbanë. Me familjaret do ruani një marrëdhënie te ngrohte.

Ujori- Gjate kësaj jave do bëni çfarë te jete e mundur për te ruajtur një marrëdhënie sa me te ngrohte me atë qe keni ne krah. Sado te ngarkuar me pune qe te jeni nuk do e lini atë pas dore dhe do ja shprehni dashurinë pa dorashka. Nëse jeni beqare mundohuni te mos i kaloni shpejt etapat sepse nuk do shijoni asgjë. Financave duhet t’iu përkushtoheni me tepër sepse shume shpejt do e keni te nevojshme te bëni disa investime me shume. Shëndeti ne shume momente do ketë shqetësime sidomos nëse e keni kenë veten pas dore. Nëse doni qe edhe puna t’iu ece sa me mire mos kërkoni kurrsesi te nxitoni dhe dëgjojini këshillat e kolegeve. Ne familje mos impononi asgjë, por bisedoni dhe bini dakord.

Peshqit-Këtë jave do i bëni te gjitha përpjekjet e mundshme ju te dashuruarit qe ta përmirësoni jetën tuaj ne çift. Shpesh mund te bëni edhe sakrifica dhe madje do kërkoni edhe falje për gabimet, por rëndësi ka qe rezultati do jete pozitiv.

Beqaret do kenë takime fantastike me disa persona te cilët do i bëjnë ta dashurojnë edhe me shume jetën.

Ne planin financiar situata nuk do jete e mire, kështu qe nëse nuk doni te vuani pranojeni ndihmën e te afërmve.

Për shëndet me te mire se me pare merruni pak me tepër me aktivitet sportiv. Do e shihni shpejt ndryshimin qe do keni. Ne pune gjithçka do ece mire. Tashme nuk do keni me frike te përballeni edhe me koleget me intrigante apo me ata qe kane dashur t’iu rrënojnë. Familja e qete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment11/11/2018 19:26

Lexojme horoskopin sa me shty kohen. Bejme sikur jetojme.

Sake Qorri nxirrja te palarat Rames o komunist i d11/11/2018 19:18

Si te mbijetoje duke ngrene sa me pak mut.

Shto koment

Denonco