FOTO/ ‘Ku shkon me atë fustan?!’, modelja nuk lejohet brenda vendit të njohur për shkak të veshjes

FOTO/ ‘Ku shkon me atë fustan?!’, modelja nuk lejohet brenda vendit të njohur për shkak të veshjes

18:10, 11/11/2018
A+ Aa A-

Blogeres së njohur i është mohuar hyrja në një nga muzetë e njohur të botës. Dhe shkak për këtë është bërë veshja e saj, e cila është gjykuar si e papërshtatshme nga nëpunësit e muzeut.    

Bukuroshen Neesha Syeh nga Australia nuk e la të futej brenda një nga rojet sigurisë, pasi sipas tij mënyra se si ishte veshur ajo, linte shumë pjesë të trupit të zbuluara.

Por kjo gjë nuk është pritur mirë nga Blogerja, e cila ia zbrazi gjithë zemërimin 230.000 ndjekësve të saj në Instagram, të cilëve u tha se përvoja e la me zemër thyer.

Kur shkoi të vizitonte muzeun e Louvre gjatë vizitës së saj në Paris këtë javë.Ajo postoi një foto të fustanit të saj, i cili kishte një dekolte të hapur,

"Dje në Louvre u ndalova në hyrje nga një roje sigurie. Ai bëri gjestet më të neveritshme e të tmerrshme si dhe shprehje e fytyre, më urdhëroi që të mbulohesha, me sytë të mbushur plot urrejtje ai më ndaloi që të futesha. Mbeta zemërthyer sepse mendoja që Louvre nuk e zbatonte këtë rregull arkaik. Mesa duket e paska akoma", shkruan 25-vjeçarja në postimin e saj.

Më vonë, ajo postoi një screenshot nga Google ku thuhej se për të hyrë në muzeun e Louvre-it nuk ka një kod të caktuar veshjeje dhe mund të vishni çdo gjë që të doni.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco