FOTO/ Rita Orën super seksi, edhe këngëtari gay kthehet në heteroseksual për të

FOTO/ Rita Orën super seksi, edhe këngëtari gay kthehet në heteroseksual për të

16:55, 11/11/2018
A+ Aa A-

Modelet më seksi të botës morën pjesë në shfaqjen e Victoria’s Secret tre ditë më parë. Sidoqoftë, ende bëjnë xhiron në rrjetet sociale fotografitë e tyre me të brendshme provokuese. Victoria’s Secret gjithnjë ka ditur të tërheqë vëmendjen e shtypit botëror por edhe të njerëzve.

Recipetën 1 milion dollarëshe ‘Fantasy Bra’ këtë vit e veshi Elsa Hosk, të punuar nga 2100 diamantë. Ndërsa për pjesën tjetër të rëndësishme të shfaqjes, dhanë një dorë edhe këngëtaret shqiptare Bebe Rexha dhe Rita Ora. Bëhet fjalë për shfaqjen ku modelet sfilojnë me performancën e artistëve të shquar.

Sigurisht të dyja artistet shkëlqyen në mbrëmjen e Victoria’s Secret, jo vetëm në skenë por edhe në tapetin e kuq. Këngëtaret dukeshin mahnitëse të dyja me veshjen dhe look-un e zgjedhur. Bebe Rexha mbante një fustan të kuq të stilistin Alexandre Vauthier, ndërsa Rita ishte veshur nga Versace.

Por te fotografitë e Ritës na bëri përshtypje diçka tjetër. Fjala është për këngëtarin e njohur Sam Smith. Ai prej kohësh e ka pranuar se orientimi i seksual është homoseklual. Megjithatë, duket se ka ndryshuar mendje Sam për Ritën. “O Zot i madh! Jam straight. I tërheq të gjitha mbrapsht, jam straight” shkruan këngëtari nën foton e Ritës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco