FOTO/ Nga Kardashian tek ... shtëpinë e VIP-ave që u dogjën

FOTO/ Nga Kardashian tek ... shtëpinë e VIP-ave që u dogjën

12:42, 11/11/2018
A+ Aa A-

Në Kaliforni zjarri vijon, ndërsa janë shënuar edhe viktima të shumta.

Flakët kanë përfshirë edhe Malibun, një prej zonave më të lakmuara në Kaliforni nga yjet e Hollywood-it, që kërkojnë si privatësi, ashtu dhe luks.

Një yll televiziv si Kim Kardashian West, e cila jeton në veri të Malibusë bregdetare, ishte një prej personave të famshëm që është detyruar të braktisë shtëpinë për të shpëtuar jetën.

Image

Regjisori Guillermo del Toro njoftoi përmes ‘Twitter’-it se ‘Bleak House’, muzeumi i tij i relikeve të filmave horror, ishte i sigurtë pavarësisht frikës së tij të mëparshme se do të mund të shkrumbohej.

Aktori Martin Sheen, i cili u raportua për pak çaste si i zhdukur nga i biri Charlie, ishte detyruar në fakt të evakuohej.

Image

‘Jemi mirë, ndodhemi në plazhin Zuma dhe me shumë mundësi do të flemë në makinë sonte’, tha Martin Sheen për ‘Fox News 11’, teksa shtoi se ky ishte zjarri më i keq që kishte parë në 48 vite jetesë në Malibu.

Zjarret e furishme arritën deri në fermën ‘Paramount’, duke shkatërruar qytezën perëndimore, ku ndodhen setet e përdorura për qindra produksione kinematografike, përfshi edhe prodhimin e HBO-së ‘Westworld’.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco