Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

‘Më jepte mendime të errëta, kam menduar për vetëvrasjen'

‘Më jepte mendime të errëta, kam menduar për vetëvrasjen'

23:09, 09/11/2018
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur shqiptar, Kastro Zizo, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë”, ku ka rrëfyer betejën e tij të madhe me alkoolin, armikun e tij të jetës siç ai shprehet dhe ka thënë se tashmë ka hequr dorë nga pija.

“Kastro ka pak më shumë se tre javë që sapo ka dalë nga spitali, ku ka qëndruar një javë, pas një dezintoksifikimi për të hequr nga trupi të gjithë alkoolin dhe efektet e tij.

Ai papritur vendosi në moshën 34 vjeç që të ndryshojë jetë”, ka thënë Çani për Kastro Zizon dhe më pas e ka lënë këngëtarin të flasi mbi këtë luftë të tijën.

Image

“Kam hyrë në javën e tretë të një qartësie të madhe. E gjykoj veten në mënyrën më të madhe të mundshme, kam humbur një pjesë të madhe të situatave më të rëndësishme të jetës time, armiku im më i madh është alkooli. Nuk pi më asgjë, kam kaq shumë ditë qe qesh pa pirë. Kam filluar vrapin, palestrën do e filloj të hënën. Iku një kapitull shumë i madh i alkoolit dhe derivateve që më shkaktonte në jetën time dhe të personave që më rrethonin. Ja dola, ndihem një njeri i kthjellët, i freskët, mendoj se bota është aty që unë ta pushtoj dhe do ta pushtoj, i lumtur që dola nga disa tunele që as armikut nuk do t’ja uroj”.

Çani: “A je i sigurtë Kastro që ia ke dalë?”

Kastro Zizo: “Jam shumë i sigurtë që ia kam dalë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco