Bixhoz me dashurinë/ Kali i vendos një kusht Omit për të marrë Çulbulin, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Kali i vendos një kusht Omit për të marrë Çulbulin, ja ç’do ndodhë nesër

20:48, 09/11/2018
A+ Aa A-

Gori mirëpret Omin në shtëpinë e Kalit dhe bën ritualet. Ajo i tregon Omit se po martohet me Kalin. Om e pyet pse Kali po e kërkon ndërkohë që ajo është aty. Gori i thotë se Kali erdhi për hakmarrje. Ajo u thotë shërbëtorëve të sjellin ushqim për Omin sepse është mysafir special.

Om pyet Gorin pse ja mbathi nga kjo shtëpi. Gori i thotë se asokohe po martohej pa dëshirën e saj ndërsa këtë herë me dëshirë dhe Kali po i jep një shumë të majme parash. Om e ofendon Gorin duke i thënë se po shet veten dhe e fajëson për vdekjen e bashkëshortes së Kalit.

Ai kërkon për Çulbulin. Gori e pyet kush është. Om i thotë se Çulbul është miku i tij më i ngushtë dhe e lavdëron. Gori i thotë se Çulbul mund të jetë duke e mashtruar. Om nxehet dhe i thotë mos të guxojë ta përmendë emrin e tij.

Kali vjen dhe i thotë Omit të flasë me respekt se Gori do bëhet bashkëshortja e tij. Om kërkon Çulbul. Kali i vendos kusht dhe i thotë se duhet të presë deri sa ai dhe Gori të martohen. Om nxehet por më pas pranon të presë deri ditën e martesës.

Kali po e kërcënon Gorin pasi ka rrëmbyer hallën. Gori i çon ujë Omit meqë ka etje natën. Om e pyet nga e di këtë gjë për të. Gori i thotë se ja ka treguar Çulbul. Om e pyet nëse e ka takuar Çulbulin dhe kërkon ta takojë edhe ai. Gori i thotë se nuk mund ta takojë pasi Kali e ka ndaluar./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco