FOTO/ Aktori i njohur shqiptar përfundoi me urgjencë në spital, ja gjendja shëndetësore e tij tani

FOTO/ Aktori i njohur shqiptar përfundoi me urgjencë në spital, ja gjendja shëndetësore e tij tani

19:22, 09/11/2018
A+ Aa A-

Një lajm i papritur tronditi të gjithë dashamirësit e humorit shqiptar, pasi një prej aktorëve legjendarë të humorit shkodran, Besnik Çinari, pësoi një atak kardiak dhe përfundoi me urgjencë në spital.

Por kur kanë kaluar tre ditë nga momenti i shtrimit në spital, duket se gjendja e aktorit është e mire dhe tashmë e ka hedhur pas krahëve rrezikun.

Lajmi i mirë është bërë i ditur sot nga një tjetër aktor i njohur shkodran, Edmond Halili. Gjatë paradites Mondi i i ka shkuar për vizitë në spital dhe me këtë rast ka shkrepur edhe një fotografi me Besnik Çinarin, të cilën më pas e ka publikuar në profilin personal të tij në rrjetet sociale.

“Besniku eshte shume mire me shendet......”, shkruan Edmond Halili përbri fotografisë, ku besniku duket se është ngritur nga shtrati. Por rehabilitimi i tij vazhdon ende në spital, nën kontrollin e mjekëve. /SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Meda10/11/2018 00:35

Artis humorit si Besnik Cinari, as ka pas e as do kete Shkodra ndoshta per nje kohe te gjate shummmmmeeeee! Sidomos, provo dhe rri ne tavoline me Te, pi dicka dhe ha nje dreke, do knaqet shpirti!

Shto koment

Denonco