Renato Merkolli pranon incidentin: Do ta transmetojmë, shikojeni vetë...!

Renato Merkolli pranon incidentin: Do ta transmetojmë, shikojeni vetë...!

21:13, 08/11/2018
A+ Aa A-

Pasditen e sotme qarkulloi në mediat online lajmi se episodi i radhës i “Hell’s Kitchen” nuk do të transmetohet për shkak se gjatë regjistrimeve të fundit, një nga konkurrentët ka prerë damarët. Ndërkohë mëson se nuk bëhet fjalë për ‘prerje damarësh’.

Burime pranë “Top Channel”, bëjnë me dije për revistën tonë se ka pasur një situatë të agravuar në kuzhinë dhe se një nga konkurrentët ka përfunduar i mbuluar nga gjaku, por gjithçka do të transmetohet në ekran siç ka ndodhur.

Renato ka vendosur t’i japë fund këtyre spekulimeve duke zbuluar të vërtetën nëse spektakli do vazhdojë të transmetohet.

“Në fakt, e vërteta nuk është kështu. Me lajmin që ka qarkulluar sot është ekzagjëruar shumë. Në lidhje me programin, asgjë nuk do të ndryshojë. ‘Hell’s Kitchen’ do të vazhdojë me transmetimin e tij ashtu siç ka nisur dhe siç ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë këtyre javëve”, tha ai pasi u kontakua nga ‘Revista Class’

Ndërsa I kontaktuar nga “revistawho.com”, shefi i famshëm Renato ka konfirmuar lajmin se në kuzhinë ka pasur një situatë problematike, duke i komentuar shkrimet në media si të ekzagjeruara. “Gjithçka do të shihet në ekran”, – tha Mekolli.

Ndaj më shumë do të na duhet të presim për të zbuluar në episodet e ardhshme të show-t të famshëm të gatimit, që mesa duket çdo javë po prodhon situata që tërheqin vëmendje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco