FOTO/' Do festonim bashkë 32-vjetorin tënd

FOTO/' Do festonim bashkë 32-vjetorin tënd", miqtë e Adelaidës organizojnë një festë të veçantë

09:53, 06/11/2018
A+ Aa A-

Më 29 tetor të vitit të kaluar ish-konkurenjta e ‘Big Brother’ dhe moderatorja shumë e njohur Adelajda Xhamani humbi jetën në mënyrë tragjike.

Vdekja e saj tronditi mbarë opinionin publik  dhe të shumtë ishin personazhe që shprehen ngushëllime të sinqerta për të.

Ditën e sotme Adelajda do të festonte 32 vjetorin e saj të lindjes dhe si gjithmonë miku i saj më i mirë Eraldo Rexho ka postuar një dedikim mjaft prekës për moderatoren.

Ai e ka titulluar postimin, '‘Në vend të Adeles'.

'Sot do të festonim bashkë 32  vjetorin e lindjes tënde.Mungon shumë  por të gjithë së bashku do të festojmë për ty dhe për atë çfarë na le me datën 12 nentor ,tek ar Trubina.Kemi vendosur të kujtojmë me këngë sepse besoj se kështu do zgjidhje, për ty ëngjëlli i jonë’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco