Shpërthen Kejvina e Ermal Mamaqit: Më shumë më kanë dashur në vend të huaj se në timin

Shpërthen Kejvina e Ermal Mamaqit: Më shumë më kanë dashur në vend të huaj se në timin

22:51, 05/11/2018
A+ Aa A-

Kejvina Kthella u bë e njohur si velina e emisionit “Xing me Ermalin”, por shpesh ajo përfundon në syrin e ciklonit të fansave, të cilët e sulmojnë herë pas here me komente negative.

Së fundmi Kejvina u bë protagoniste e një incidenti me të dashurën e blogerit të njohur Nas. Kjo gjë stimuloi edhe vërshimin e komenteve negative të fansave në drejtim të saj.

Por bukuroshja duket se nuk i ka duruar dhe e indinjuar i ka kthyer përgjigje disa prej tyre.

“Kaq kisha. Kanë gjithë ditën që lëshojnë vrer mbi mua me komente të ndryshme!  S’e kuptoj nga vjen gjithë ky negativitet. Qetësohuni! Unë nuk vras njerëz, unë nuk vjedh, unë s’bëj keq! Boh di vetëm të them që jam rritur në një vend të huaj dhe kam marrë më shumë dashuri se në vendin tim!”- ka shkruar ajo.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco