Robert Berisha zbulon detaje nga marrëdhënien me Lei Krajan, çfarë do thotë Nora?!

Robert Berisha zbulon detaje nga marrëdhënien me Lei Krajan, çfarë do thotë Nora?!

22:35, 05/11/2018
A+ Aa A-

Muzikanti dhe këngëtari Robert Berisha ka “braktisur” Kosovën prej disa javësh dhe është zhvendosur prej disa javësh në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, për shkaka të impenjimit të tij në spektaklin “Dance With Me”.  

Çdo të herë e shikojmë Robertin të ngjitet në skenë dhe të performojë në disiplina të ndryshme të kërcimit  nën shoqërimin e partneres së tij në kërcimit, Lei Kraja.

Dhe na duhet ta pranojmë që disa prej kërcimeve të tyre kanë qënë shumë të zjarrtë e ndoshta do vazhdojmë t’i shohim kështu deri në finale.

Edhe mbrëmjen e sotme, çifti u komentua për afrimitetin gjatë performacës.

“Po Nora, ç’do thotë Nora, sepse ishe shumë i përfshirë? – e pyeti Alketa Vejsiu, Robertin në përfundim të performancës.

“Prej momentit kur firmosa kontratën, jam përfshirë në këtë spektakël në çdo performancë sepse jam artist. E përshëndes gocën dhe Norën” – tha Roberti.

Mirëpo, teksa dëgjoi edhe komentin e jurisë, Robert Berisha reflektoi mbi situatën e krijuar dhe sqaroi lidhjen e veçantë që ka me moderatoren Lei Kraja.

“Nëse kam një motër në Shqipëri, ajo është Lei” – tha Roberti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco