Merr fund dashuria mes Matteo Salvinit dhe Elisa Isoardi

Merr fund dashuria mes Matteo Salvinit dhe Elisa Isoardi

15:24, 05/11/2018
A+ Aa A-

Fotot e fundit të çiftit janë që nga stina e verës kur së bashku dilnin në barkë me vela në detet e Italisë më të dashuruar se kurrë.

Por ama tani ndjenja  mbaroi dhe për të vërtetuar zërat e ndarjes, e pohoi vetë Elisa Isoardi e cila shkruan në Instagram se historia me Matteo Salvinin ka perfunduar:

" Me respekt te thelle ndaj dashurisë që ka ekzistuar. Faleminderit Matteo".

Jo vetëm kaq moderatorja poston dhe  një foto sexy nga dhoma e gjumit, ajo dhe ai duke buzëqeshur nën çarçafe, ku shkruan: "Nuk më mungoi ajo që i dhamë njeri tjetrit, por ajo që duhet t'i jepnim akoma njeri-tjetrit."

Image

Dhe kështu për drejtuesen dhe politikanin erdhi koha për të hapur një faqe të re të jetës, historisë së dashurisë midis tyre, duket qe i ka ardhur fundi.

Marrëdhënia mes Ministrit të Brendshëm dhe Isoardi-t kishte filluar në vitin 2015 dhe gjatë këtyre viteve ata kishin folur edhe për planet e martesës.

“Është një njeri shumë inteligjent dhe i ndjeshëm. E dua, nuk mund të jetoj pa të, ajo është gruaja e jetës sime” – kishte deklaruar më herët Salvini për Elisën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco