Çiljeta me emision të vetin? Ja ku pritet ta shikojmë

Çiljeta me emision të vetin? Ja ku pritet ta shikojmë

18:55, 04/11/2018
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’ Çiljeta Xhiliaga ka treguar se ajo në një të ardhme shumë të afërt, më saktë në janar mund ta shikojmë me një emision të vetin.

Nuk dihet akoma nëse ajo e kishte me shaka apo seriozisht, por nuk është çudi nëse do ta shikojmë me ndonjë emision, shkruan Syri.net.

Ermal Mamaqi: Përveç Fernandos, i cili është projekti më i madh i jetës tënde, ke ndonjë projekt tjetër?

Çiljeta Xhilaga: Shpresoj shumë që sezonin që vjen, nga Janari të vij në televizion me një emision timin. Të të konkurroj ty.

Ermal Mamaqi: O Zot i madh… Janë bërë këto emisionet si dyqanet e nuseve.

Çiljeta Xhilaga: Janë shtuar shumë ë?

Ermal Mamaqi: Po edhe ti në Klan?

Çiljeta Xhilaga: Pse jo, unë në Klan jam rritur, kështu që këtu më takon të jem.

Ermal Mamaqi: Edhe Çiljeta në Tv Klan së shpejti. Më çmende fare.

Çiljeta Xhilaga: Konkurrentë tek për tek, të dy.

/Syri.net/A.P/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco