Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Ori Nebiaj befason, ja çfarë thotë për Eno Popin

Ori Nebiaj befason, ja çfarë thotë për Eno Popin

17:45, 04/11/2018
A+ Aa A-

Ish-zëdhënsja e Partisë Demokratike, Ori Nebiaj ka qenë e ftuar në emisionin e Rudina Dembcajt, “Mos i fol shoferit”.

Duke folur në lidhje me programin që ajo drejton, Ori është shprehur se janë më mirë dy se tre, duke habitur disa pasi ka qenë Eno ai që i ka bërë ofertën për të drejtuar emisionin e mëngjesin në “Top Chanel”, shkruan Syri.net.

Ori Nebiaj: Çdo moderator do të ketë hapësirën e tij për tu shprehur, do që të jetë në kontroll të situatës se në fund të ditës ky është profesioni. Kështu që, nga të qenurit tre, jemi më mirë që jemi dy. Kemi më shumë kohë ne për njëri-tjetrin, kemi më shumë kohë për të ftuarit dhe bisedat janë më të këndshme.

Ori Nebiaj: Ata deshën të merrnin një moderator të ri, të mos ishin më Isli dhe Eno, dhe ishte shumë pak para se të niste sezoni. Kishin bërë audicione, por nuk ishin ende të bindur e të kënaqur që kishte një person që do i përshtatej më së miri. Kemi qenë miq me Enon, Arbanën, Xhemin, Ledionin dhe vazhdojmë të jemi miq. Ata më njihnin. Takoheshim në aktivitete, evente, kemi qenë në kafe të ndryshme bashkë, aq sa na linte koha dhe mundësia. Duke më njohur mua si tip jashtë kamerave, Eno u kujtua dhe tha, 'Po e marr në telefon'. Kështu ndodhi, nuk bëra asnjë provë. Kemi bërë vetëm një test në radio për të parë kiminë mes të treve.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco