A është shtatzënë princesha Elia? Ja çfarë thotë Amos Zaharia

A është shtatzënë princesha Elia? Ja çfarë thotë Amos Zaharia

23:14, 03/11/2018
A+ Aa A-

Aktori i njohur Amos Zaharia, njëherësh edhe vëllai i princeshës Elia Zaharia, i ka dhënë fund aludimeve sa i përket një shtatzënie të mundshme të princeshës.

Mbrëmja e së shtunës me “Shiko kush luan” nga Luana Vjollca nuk mund të kalonte as këtë herë pa deklarata që tregojnë të vërtetën sa i përket thashethemeve që qarkullojnë në media.

U përfol për një shtatëzani të Elia Zaharia Zogu por askush nuk kish folur për këtë deri mbrëmjen e sotme ku vëllai i saj, aktori i njohur, Amos Zaharia, i ftuar në program tregoi të vërtetën.

Në lojën “Ndaje ose haje”, Amosi vendosi t’i japë fund gjithë aludimeve përsa i përket kësaj pritjeje të ëmbël.

Ai mohoi që do të bëhet dajë dhe se Elia nuk po pret një fëmijë. Mbyllen kështu (të paktën për momentin) thashethemet e një shtatëzënie të mundshme në familjen mbretërore shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco