Philipp Plein nuk duron dot më, poston FOTOT të shqiptarëve që veshin rrobat falso të tij

Philipp Plein nuk duron dot më, poston FOTOT të shqiptarëve që veshin rrobat falso të tij

17:22, 02/11/2018
A+ Aa A-

Marka e veshjeve “Philipp Plein” është pa diskutim një ndër brandet më të shtrenjtë të veshjeve dhe ndër më të njohurat gjithashtu në botë. Kjo bën që jo të gjithë të kenë mundësinë të blejnë një xhaketë 80 mijë Euro, apo një bluzë 1500 Euro.

Por fakti që ato janë rroba të lakmura, ka bërë që kjo markë të imitohet shumë. Ndërkohë nuk ndodh shpesh, ose më mirë të themi nuk ndodh asnjëherë, që pronarët e markave më të mëdha të veshjeve të postojnë njerëz me veshje falso, por që mbajnë markën e tyre.

Është e habitshme por pikërisht këtë ka bërë dizajneri i njohur Philipp Plein, por siç duket ai nuk e ka duruar dot një gjë të tillë, që të tjerët e shesin markën e tij në version falso duke mashtruar klientë nga e gjithë bota përfshirë edhe Shqipërinë.

Dizajnerit 40-vjeçar, që i ka vendosur emrin e tij brandit të njohur, nuk i pëlqen kjo gjë. Në një seri postimesh në Instatsory, ka publikuar foto të njerëzve nga e gjithë bota të veshur me Philipp Plein fallco. E mes tyre, edhe disa shqiptarë.

“Dua të bie në sy prandaj blej rroba fallso!”

“Një tjetër kloun që shet rroba fallso dhe të lira.”

“Çanta më e shëmtuar fallso.”

“Klientë fallso.”

“Kur veshja jote është e gjitha fallso dhe i vetmi brand orgjininal është fotoja.”

Në këtë mënyrë Philipp Plein ironizon mbi fotot e disa djemve shqiptarë dhe jo vetëm. Fotot e publikuara nga dizajneri i famshëm do të keni mundësinë që t‘i gjeni më poshtë. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco