‘Motra dhe rivale’/ Kendall xheloze ndaj Kylie, zbullohet arsyeja pse

‘Motra dhe rivale’/ Kendall xheloze ndaj Kylie, zbullohet arsyeja pse

16:34, 02/11/2018
A+ Aa A-

Ka xhelozi mes motrave të vogla të Kim Kardashian? Kjo gjë mund të duket pak e çuditshme, por në fakt është e vërtetë. Ajo që e ka zbuluar një fakt të tillë ka qenë Kendall, e cila ka rrëfyer se ka qenë e pasigurt, kur ishte e vogël, dhe e gjitha kjo vinte për shkak të motrës së saj më të vogël, Kylie-t.

Supermodelja e “Victoria’s Secret” ka rrëfyer se vazhdimisht e ka patur shumë të vështirë, që të zërë shokë, ndërkohë që krejt e kundërta ndodhte me morën e vogël të saj, Kylie-n. Për këtë arsye ajo ka qenë gjithmonë xheloze ndaj 21-vjeçares dhe ka qenë deri në momentin që ajo u bë nënë.

“Ende prekem kur e kujtoj fëmijërinë time. Të paturit shokë e shoqe për mua ishte gjëja më e vështirë në botë. Kohën e lirë e kaloja vetëm duke kalëruar. Ishte i vetmi moment, kur nuk ndihesha e vetmuar”, përfundoi ajo.

Duhet t’ju kujtojmë që prej disa vitesh Kendall është shndërruar në një nga modelet më të dashura të industrisë së modelingu si një ndër engjëjt të “Victoria’s Secret”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco