‘Kam patur propozime ekstravagante’, Nevina Shtylla sqaron keqkuptimet për kalimin në Top Channel

‘Kam patur propozime ekstravagante’, Nevina Shtylla sqaron keqkuptimet për kalimin në Top Channel

21:16, 23/10/2018
A+ Aa A-

Nevina Shtylla ka qenë e ftuara e radhës në emisionin ‘Ftesë në 5’. Në intervistën përballë Bieta Sulos ajo foli për eksperiencën e re televizive krah Edi Manushit dhe karrierën e saj deri në këtë moment. Duke marrë shkas nga emisioni ku aktualisht është përkushtuar, Bieta e pyeti për propozimet që ka marrë në televizion, sidomos ato të veshjeve.

“Sigurisht që ka patur propozime ekstravagante, por ato nuk kanë ndikuar në karrierën time, pasi unë kam bërë atë që më përshtatet”,-ka shpjeguar Nevina, duke lënë të kuptohet se në këtë aspekt nuk bën kompromise dhe preferon t’i qëndrojë besnike thjeshtësisë dhe imazhit që ka krijuar.

Image

Më tej ajo ka folur për eksperiencën e parë në një emision sportiv, krah Manushit. Bukuroshja e ekranit pranon se nuk ka pasur njohuri të mira për fushën përkatëse, por me kalimin e kohës po mësohet. Nevina thekson se këtë eksperiencë e ka marrë si sfidë, por është e bindur që do ja dalë. Kujtojmë se përpara kalimit në ‘Top Channel’, moderatorja e njohur prezantoi për një sezon ‘Jo vetëm modë’ në Klan.

Mjaftoi vetëm një foto e Nevinës me Edi Manushin dhe pazëlli u zgjidh. Në krah të tij, në sezonin e ri do të ishte Nevina. Sapo u mësua lajmi, nuk munguan komentet për profilin e ri të Nevinës. Nga “Jo vetëm modë”, një program lifestyle dhe shoëbiz-i, në një format sporti dukej, në plan të parë, si një kapërcim i kërkuar dhe i sforcuar, por në të vërtetë nuk ka ndodhur kështu.

Image

Vetë Nevina, e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, tha se nuk ka qenë ajo që ka bëri kërkesë për të qenë pjesë e Top-it: “Kërkesë e imja nuk ka qenë dhe ndoshta kjo është e vetmja pikë që mund edhe të jenë kapur pak mediat apo edhe komentet e ndryshme në rrjetet sociale, në lidhje me kalimin tim nga ai format që mund të kem qenë pak më tepër shoëbiz, pak më lifestyle dhe tashmë në sport” – sqaroi moderatorja duke shtuar se ajo nuk e ka synuar asnjëherë një format sportive:

“Unë nuk e kisha menduar kurrë që mund të bëhesha pjesë e një formati sportiv dhe, me thënë të drejtën, as e kisha synuar, por ishte një ofertë që më erdhi nga Top Channel”.

Image

Ekrani i Top-it, një imazh i pastër, i tillë ka qenë edhe për sytë e Nevinës, e cila e gjeti veten shpejt jo vetëm për të qenë imazh i dashur për publikun, por edhe për t’i shoqëruar batutat e Edi Manushit në “Procesi Sportiv”

“Jemi rritur me një imazh shumë të mirë, shumë të pastër dhe jam e bindur që shumë nga brezi im do të donin ta synonin Top Channel, të paktën një herë si eksperiencë.”

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco